Rrëfimet e Bardhyl Londos për Lasgushin: Pyetja që i drejtoi Kadaresë…

KARANTINA E LASGUSHIT

Nga Bardhyl LONDO

Pas vitit 1944 Lasgushi pothuajse nuk shkroi asgje te rendesishme me perjashtim te Kamadeves e cila per mua eshte e dyshimte te jete shkruar pas 44. Ne rast se po perse nuk e botoi por pa driten e botkmit aq von? Po te kete ndodhur keshtu eshte dhe me domethenese: poeti s’ ka dashur ti jape asaj kohe nje poeme aq te bukur ose ka pasur frike ta botoje. Te vetmet vargje qe ka shkruar Lasgushi ne ate kohe jane nje tallje dhe ironi e hapur. Keshtu e doni poezine ju? Ua jap une: Republika Popullore/ mori Shqiperine per dore/ dhe e çoi ne fitore.

Eshte proverbiale pyetja qe i drejton Lasgushi Kadarese duke pire kafe ne Turizmin e Pogradecit: ne ç’sistem jetojme z. Ismail?

Karantina e Lasgushit ishte aq e thelle sa ate pothuajse per vite te tera nuk e kishte pare kush. Ne vitin 1986 Aurel Plasari me gazetare te Drites shkoi ta intervistonte pas kaq vitesh tek shtepia ne Tirane sepse ai gjysmen e vitit e jetonte ne Tirane, gjysmen ne Pogradec. Pasi i la rreth gjysme ore te prisnin se celesin e kishte e shoqja dhe kishte shkuar ne pazar (e shoqja kishte nja njezet vjet qe kishte vdekur) porta me ne fund u hap dhe filluan pyetjet. Pergjigjet ishin te gjitha njelloj.

Kush eshte poeti me i madh i shqipes. Po kete e dine te gjithe. Po kush? Po kete e di dhe Cuci, qeni im. Po kush? Lasgushi bre. Po pas tij? Rituali fillonte nga e para. E dinin te gjithe, e dinte dhe qeni i tij se nuk kishte tjeter. Po i njejti format edhe pet perkthyesin. E dinte dhe Cuci qe Lasgushi ishte me i miri dhe pas tij nuk kishte tjeter.

Pak kohe para vdekjes ne Lidhjen e Shkrimtareve u vendos te festohej pervjetori i Lasgushit per here te psre. Interesim i jashtzakonshem deri ne oborr. Ne oren 10 ai qe mungonte ishte Lasgushi. Pas rreth dy oresh me ne fund e gjejne.

Lasgushi hyri, me kostum te zi, me barsoline, mbeshtetur mbi bastunin i zbehte sikur sapo ishte ngritur nga varri (hollesisht e pershkruaj tek libri im Jeta qe na dhane). Gjate gjithe kohes qe flitej per te ai shikonte vetem tavanin. Ne fund kur i thane se sipas zakonit te atehershem duhej te falenderonte Partine dhe organizatoret, ai goditi me bsstun dyshemene dhe tha vetem dy tre fjale: degjoni ketu,poeti eshte Zot, eshte mbi gjithçka.

Kjo ishte hera e pare dhe e fundit qe e pame Lasgushin. Pas vitit 1944 ai refuzoi te shkruante dhe te jetontr siç ia kerkonin te tjeret. Prandaj u mbyll, ose me sakte e detyruan te mbyllet ne nje karantine qe vazhdoi gati gjysme shekulli.

lasgush 616x430 1

download 2