Rritja e numrit të të prekurve me Covid-19, kërcënon Rama: Do të rikthejmë karantinën deri në daljen e vaksinës

Mesa duket numri i të prekurve me Covid-19 në vend po fryhet qëllimisht për të mbajtur qytetarët në karantinë. Për këtë qëllim kyeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim për mediat duke u shprehur se do të rikthejmë karantinën deri në daljen e vaksinës.

“Trendi në rritje po vazhdoi këtu jo vetëm do na sjellë dëme, por do të na detyrojë të kthehemi mbrapsht, në karantinë deri në daljen e vaksinës. Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat, apo do ta bëjmë si lopa që i bie me shqelm kovës së qumështit kur e mbush. 

Jam shumë i shqetësuar se nuk kam ndërmend të bëjë sehir kur dikush e ka harruar fare që armiku i padukshëm është në lëvizje. Në tre ditë kemi më shumë shtirme se sa në kulmin e pandemisë”, tha Rama.