Bizneset në Tiranë: “Punojmë për mbijetesë”, Basha: Do të keni më shumë sapo të largojmë virusin e madh që ka varfëruar shqiptarët

“Punojmë për mbijetesë”, bizneset në Tiranë ankohen tek Basha për uljen drastike të fuqisë blerëse.

Basha: Do të keni më shumë sapo të largojmë virusin e madh që ka varfëruar shqiptarët.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË NJËSINË NR. 4 NË TIRANË

Në njësinë numër 4 në Tiranë, gjendja e bizneseve të vogla është përkeqësuar me shpejtësi pas pandemisë. Tregtarët i treguan kreut të opozitës, që vizitoi bizneset e zonës se ndihma e qeverisë u përdor për të paguar taksat dhe faturat e dritave dhe të ujit. Të gjithë pohojnë se nuk fitojnë asgjë dhe se konsumi është përgjysmuar.

“Xhiro më ka rënë me 30-40%, vetëm sa mbijetoj.”- tha një tregtar, ndërsa një tjetër vuri në dukje rënien e fitimit nga taksat e larta dhe varfëria që detyron njerëzit të marrin ushqime me listë. “Ne po e vuajmë. Kam këtu 20 vjet dhe tani po punoj me 120 milion lekë mall, por vetëm sa ha bukë! Fitimin e kam, 10%, 8%. Po të m’i shikosh listat…” – tha një tregtar.

Duke iu përgjigjur një tregtari që tregoi se lekët nga paketa e ndihmës ia ktheu mbrapsht qeverisë më taksat e larta dhe faturat afrofe, kreu i opozitës theksoi nevojën urgjente që ka biznesi për mbështetjen e duhur. “Në qoftëse nuk mbështetet biznesi, nëqoftëse nuk mbështetet sipërmarrja, ekonomia do të shkoj drejt një fundi të shpejtë dhe të dhimbshëm. Ju meritoni më shumë dhe do të keni më shumë. Sa të largojmë virusin e madh.”- theksoi Basha.

Mes tregtarëve që takoi kreu i opozitës kishte edhe nga ata që ose nuk kishin bërë xhiro fare, ose ajo që kishin shitur ishte e papërfillshme. Dikush kishte bërë vetëm 8 mijë lekë të vjetra xhiro për 5 orë, dikush tjetër thotë se xhiro është përgjysmuar. “Kur bëhet llogaria e darkës, ose fletorja e mbylljes, sigurisht dalim me humbje.”- u shpreh një tregtar. “Ka rënë ekonomia poshtë! S’kanë klientët, nuk kanë lekë, nuk kanë bukë. Ça do të bëjmë, ku do të shkojmë?! Këta na morën në qafë.”- i nja tjetër kreut të opozitës, duke kërkuar ndryshim dhe duke marrë prej tij premtimin se ndryshimin do të vijë me bashkimin e shqiptarëve.

7

3 20