Dokumenti/ Hije të forta dyshimi për drejtorin e Urgjencës Kombëtare, në Torino ka punuar kirurg estetik për gjokse e buzë

Hije të forta dyshimi për angazhimin e drejtorit të urgjences kombetare në Shqipëri.
Dr Brataj, ka theksuar në daljet e tij se ka punuar si mjek urgjence në Torino, të Italisë, ndërsa kur kërkon për të dhëna për të del se është kirurg estetik për gjokse e buzë.
Konkretisht në linkun e mësipërm shkruhet se specialisti i Kirurgjisë, Dr Skënder Brataj merret me zgjidhjen e problemeve estetike dhe funksionale të fytyrës dhe trupit.

Më tej thuhet se në veçanti, Dr. Skender Brataj kryen ndërhyrje për modelimin e indeve të fytyrës (mbushje, ngritje, botulinum), korrigjim të profilit të fytyrës, hundës e veshëve (otoplastikë, rinoplastikë) dhe rimodelim të formave të gjoksit, veçanërisht të rritjes apo zvogëlimit të volumit të gjoksit (mastoplastikë shtesë dhe reduktuese, mastopeksi).
Dr Skender Brataj e ushtron profesionin e tij në klinikën e tij mjekësore në Torino, me vendndodhje Valgioie n.143, Spitalin Molinette të Spitalit Universitar me vendndodhje në rrugën Bramante n. 88/90 .

Skender Brataj është katapultuar per të drejtuar shërbimin e urgjencës kombëtare , duke e reklamuarnsi mjek urgjence, nderkohe qe në CV e tij nuk gjen asnjë specializim apo angazhim të këtij në fushën e urgjencës mjekësore.

Kirurgët estetikë dihet që janë ndër më të paguarit në Itali e kudo.

A është për të besuar që këta doktorë hedhin poshtë mijëra euro në muaj të ardhuara për një rrogë 500 – 700 euro në muaj në Shqipëri në emër të patriotizmit apo të Shqipërinë e shohin si kecin e varur që duhet rjepur fort.

Blerja e 3000 uniformave të urgjences me cmime stratosferike, disa herë më të lartë se sa inka tregu, denoncuar nga emisioni investigatic BOOM para dy vitesh ja nxori bojën atdhedashurisë së Ronaldos , dhe u shpërla me blerjen e autoambulancave, të cilat shkuan në servis që muajin e parë të blerjes, ndërsa pajisjet e tyre janë defektoze e aspak cilësore. Një ditë shteti dhe drejtësia do të funksionojnë.

brat