Video/ Tabaku publikon mashtrimet e Ramës për biznesin e vogël: Ramavirusi, gënjeshtari patologjik që tall bizneset dhe shqiptarët

Nga Jorida TABAKU

Asnjë premtim i ri apo i vjetër nuk e shpëton dot Edi Ramën nga revolta e shqiptarëve që sot janë më të varfër se kurrë. Qytetarët me xhepa të zbrazur dhe pa asnjë mundësi për të jetuar nuk gënjehen dot sepse e kanë të qartë se ideatori dhe zbatuesi i kësaj krize është RAMAVIRUSI.

Në 7 vite qeverisje Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim me të cilat u mori votën qytetarëve. Nuk hapi 300 mijë vende pune por largoi 300 mijë shqiptarë në emigrim.

Nuk e uli çmimin e energjisë, sot shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

Nuk e uli çmimin e naftës as për bujqesinë as për përdoruesit e tjerë, por rriti taksat dhe sot shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdo vend tjetër.

Nuk i uli taksat për 90% të shqiptarëve por i rriti taksat dhe tarifat për 100% të tyre, duke u shndërruar vendi me rritjen më të madhe të taksave.

Nuk rriti pagat dhe pensionet por rriti çmimet, taksat dhe tarifat.

Edi Rama ka provuar në 7 vjet që bën të kundërtën e asaj që premton.
Sot rinisi avazin e premtimeve a thua se nuk ishte ky në pushtet tash 7 vjet.

Edi Ramës nuk i dhimbsen shqiptarët. Ai mendon vetëm si të mbrojë karrigen e tij dhe oligarkët që e mbajnë në pushtet. Asnjë shqiptar nuk e beson më Edi Ramën që në ditët më të vështira për shqiptarët bredh nëpër Europë me charter luksoz dhe të nesërmen bën premtime të ngjashme me ato të 7 viteve më parë.

Asnjë premtim apo cirk shëtitës me regji qendrore nuk e shpëton më këtë kryeministër dhe këtë qeveri nga ndëshkimi që shqiptarët do t`i japin me votën e tyre.