Dokumenti/ Zhupa tregon skemën: Ja si Erjon Veliaj pastron paratë e mafias italiane Ndragheta

Foto/ Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tregon skemën: Ja si Erjon Veliaj pastron paratë e mafias italiane Ndragheta

Erion Veliaj, ka kthyer Tiranën në lavatrice të pastrimit të parave të pista përmes ndërtimit të kullave dhe plehrave. Nga hetimet e prokurorisë italiane, tashmë Veliaj rezulton të kete bërë ortakeri me anëtar të grupit mafioz “Ndragheta” për pastrim parash në fushen e plehrave.

EcoTirana, është kompania që realizon shërbimin e pastrimit të plehrave në Tiranë me ortakë 51 % të aksioneve Veliajn, kryetar i Bashkisë Tiranë dhe 49 % kompaninë italiane AGMS Holding.

Pikërisht një nga përfaqesuesit kryesorë të kompanisë “AGSM Holding ALBANIA” sh.a , Andrea Miglioranzi, akuzohet se ka përdorur kompaninë komunale të Bashkisë së Veronës “Amia Verona” të pastrimit të plehrave, për qarkullimin e parave të pista të organizatës Ndragheta.

Po ashtu akuzohet edhe miku personal i Veliajt, kryebashkiaku që Veliaj e shpalli modelin per tu ndjekur nga ai vetë në Tirane, Flavio Tosi, për bashkëpunim me Ndragheta për pastrimin e parave nëpërmjet plehrave.

Flavio Tosi dhe Erion Veliaj e kanë shfaqur hapur lidhjen e tyre në firmosjen e marreveshjes, në vizitat reciproke ne Verona dhe Tiranë, në mbështetjen e pakushtëzuar që i jepnin njëri tjetrin.

SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë Erion Veliajn, lidhjet e tij me organizatën mafioze “Ndragheta” për pastrimin e parave nëpërmjet biznesit të mbetjeve, lidhjet e tij me boset e drogës për pastrimin e parave nëpërmjet ndërtimit të kullave në Tiranë.

1 24

2 16

3 13

4 8