Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë me Covid-19, karantinohen të gjithë kolegët e tij

Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lidhur më këtë kjo ka pasur dhe një deklarim zyrtar nga ana e Ministrisë, ku ëhstë konfirmuar rasti, dhe është thënë se zyrtari është kárantinuar dhe është rast kontakti.

“Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për COVID- 19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është kárantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. Më tej kanë njoftuar se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e infektuar janë kárantinuar.

“Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e infektuar janë kárantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja. Ministria e Drejtësisë do ndërmarr të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjenike në ambientet e MD-së”, thuhet në njoftim.