Zyrtare/ FSHF vendos kur do të rifillojë kampionati

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se kampionati shqiptar i futbollit do të rifillojë me datën 3 qershor. Kjo datë e fiksuar nga FSHF kërkon tashmë miratimin nga ana e qeverisë për rifillimin e sezonit futbollistik.

Gjatë mbledhjes së FSHF-së, u prezantua plani i rifillimit të kampionatit. Pas dy raundeve bisedime me përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve, FSHF vendosi të mbledh këtë të mërkurë të gjithë presidentet e Superiores.

Që nga ora 11:00 të dhjetë presidentët e elitës së futbollit shqiptar nisën diskutimin me presidentin e FSHF, Armand Duka ku ky i fundit i njohu me protokollin sanitar final që i kanë paraqitur MSH.