Zjarr në spitalin që po trajtonte pacientët e infektuar me Covid-19, humbin jetën 5 persona

Një zjarr në një spital të St Petersburg i ka marrë jetën pesë pacientëve me koronavirus të cilët ishin nën kujdes intensiv.Sipas BBC, shkak i zjarrit ishte një qark i shkurtër në një ventilator.

Zjarri tani është vënë në kontroll dhe 150 njerëz janë evakuuar nga spitali, tha ministria e urgjencës.

Të gjithë pacientët që vdiqën kishin qenë në ventilatorë.
Rusia tani ka numrin e tretë më të lartë të infeksioneve të konfirmuara në të gjithë botën.

Por të hënën, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një lehtësim të kufizimeve pasi vendi raportoi një rritje rekord ditore prej 11 656 rastesh. Punëtorët e ndërtimit, bujqësisë dhe fabrikës po kthehen në punë në të gjithë vendin.

Në Moskë, maska dhe doreza tani janë të detyrueshme në transportin publik dhe në dyqane.