Zhupa denoncon skandalin: Veliaj, 120 mijë euro kompanisë së eventeve për të prodhuar meteriale mjeksore (Dokumentet)

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka denoncuar një tjetër skandal të kreut të Bashkisë Tiranë. Në një reagim në Facebook, Zhupa shkruan se, Veliaj i ka dhënë 120 mijë euro një kopmanie eventesh me tender me negoim dhe pa procedurë të hapur.

Sipas zëdhënëses së PD, në 29 prill është hapur tenderi për “Blerje pajisje mbrojtëse për stafin e Bashkisë Tiranë në kuadër të masave mbrojtëse ndaj infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” dhe një ditë më vonë është shpallur fituese kompania “Mare Services”, e cila vetëm ditët e fundit e kishte shtuar si objekt të punës së saj prodhimin e tekstileve, pasi ishte e specializuar për evente.

Reagimi i plotë

Corona tenderat e Veliajt, qepen sipas porosise, jepen rreth 120 mije euro kompanise se eventeve pa eksperience prodhim materialesh mjekesore, me procedure negocim pa shpallje paraprake! Bashkia Tirane me 29 prill ka hapur proceduren për “Blerje pajisje mbrojtëse për stafin e Bashkisë Tiranë në kuadër të masave mbrojtëse ndaj infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. Dhe nje dite me vone ka shpallur fituese me 30 prill kompanine “Mare Services”.

Kompania kishte vetem pak dite para tenderit te Bashkise Tirane, qe kishte shtuar ne veprimtarine e saj edhe prodhimin e materialeve testile me qellim per tu paracaktuar si fituese e ketij tenderi. Nderkohe qe per 4 vjet ka pasur objekt fushen e eventeve, spektaklit dhe promocionit.

Ne 1 prill 2020 shtoi edhe kete objekt ne veprimtarine e saj. Edhe sikur kjo mund te ishte edhe nje rastesi fatlume dhe te na benin per budallenj, prap eshte ne kundershtim me kriteret teknike qe kerkon procedura e hapur nga vete Bashkia.

Në dokumentat e tenderit pjesa e “kapaciteti teknik”, Bashkia e Tiranës kerkon qe kompania fituese te kete “furnizime të ngjashme me objektin e prokurimit, të kryera/ realizuar gjate tri viteve te fundit….”. Si e plotesoi kete kriter kompania Mare Services qe kishte vetem 29 dite qe kishte ndryshuar objekt edhe zero eksperience?! Veliaj eshte virusi me i rrezikshem i parase publike per qytetaret e Tiranes!

1 15

2 13

3 5

4 3

5 4