Zbulohet kinezi me Covid-19 në Durrës: Kam qënë vetëm në shtëpi, s’kam lëvizur! Nuk e di si u infektova

Një 71 vjeçar kinez, i cili jeton në zonën e Plazhit në Durrës, rezultoi i prekur me Covid-19.
Ai është shprehur para mjekëve se jetonte vetëm në shtëpi dhe se nuk ka lëvizur prej saj duke bërë që të mos kuptohet se si është infektuar në të vërtetë.

Kinezi i konstatuar me koronavirus ka patur komplikacione dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv.

ISHP konfirmoi sot 8 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin, ku njëri prej tyre është pikërisht në qytetin e Durrësit. Ky i fundit u shërua tërësisht nga koronavirusi, por duket se sot infeksioni është kthyer atje.