Vjedhje tinzare e fondit 11 milionë euro për Operan! 20 mijë euro për një ndenjëse!

Pak ditë më parë, teksa protestohej kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama do të inspektonte punimet në Teatrin e Operas dhe Baltetit.

Shefi i qeverisë foli për punë dhe suksese, por ajo që publikon ish kryeministri Sali Berisha rrëzon gjithçka.

Përmes një postimi në Facebook Berisha shprehet se, për një ndjenjes në TOB janë shpenzuar plot 20 mijë euro.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Vjedhje tinzare e fondit 11 milione euro per Operan! Per nje ndenjese shpenzohen 20 mije euro!
Miq, nje tym i zi po del nga teatri i Operas!

Nje fond prej 11 milion euro u shperdorua dhe u vodh per rikostruksionin e theatrit te Operas nga Edvin Kristaq Hajduti dhe banda e tij!

Me 11 milione euro me çmimet e Shqiperise mund te ndertohej nga themelet nje theater i Ri per operan dhe baletin.

Kurse Edvin Hajduti dhe banda e tij caktoi nje fond prej 11 milione euro per rifreskimin apo rikonstrksionin e salles, skenes dhe anekseve. Po shtoj ketu se pak vite me pare me nje fond prej 2 milion dollare u vendos ngrohja e theatrit dhe u rifreskua salla, skena dhe mjediset e saj!

Me fondin prej 11 milione euro te shperdoruar dhe vjedhur nga Edvin Hajduti dhe banda e tij i takon te jene shpenzuar 22000 € per ndenjese pasi theatri ka gjithsej 500 te tilla. Shuma e shperdoruar eshte e barabarte me 250 kg flori 24 karat, te cilat do mjaftonin dhe tepronin ndofta gjysma per larjen me ar dhe riprarimin e salles, ndenjeseve, skenes, prapaskenes, madje edhe ËC ku Edvin Hajduti deklaron se kishte gjetur zhapinj dhe bretkoca.

I kapur me presh ne dore ne kete vjedhje klamoroze dhe per ta fshehur ate, Edvin Hajduti, njelloj si krimineli ka si magnet vendin e krimit, brenda nje jave vistitoi publikisht dy here sallen e vjedhjes se madhe te miliona eurove. Nje here e vizitoi fill pas shembjes se theatrit dhe heren tjeter per ti hequr eren e vedhjes qe po kundermon ne te kater anet vendosi aty tuletin e Kol Balles duke besuar se me eren e forte te tualetit do shuaj ate te korrupsionit!

Thirrja ime eshte per shoqerine civile te hetoj kete vjedhje klamoroze dhe ti bejme gjyqin pubik Edvin Hajdutit dhe vjedhesve te tij!

1 67