Video/ Paloka replikë me Ramën: Frikacak që fshihet pas Facebook-ut dhe ushtrisë me profile fallco

Nënkryetari i PD, Edi Palo ka replikuar me kryeministrin Rama duke e cilësuar frikacak që fshihet pas facebook-ut dhe ushtrisë me profile fallco

Paloka shoprehet në një postim në Facebook se, Rama udhëheq ushtrinë e profileve fallco që paguan me paratë e shqiptarëve për t’i kundërvënë ndaj kujtdo që nuk ështe dakord me Edi Ramën.

Reagimi i plotë i Palokës

Në mëngjes në facebook, në drekë në facebook, në darkë në facebook. Udhëheq ushtrinë e profileve fallco që paguan me paratë e shqiptarëve për t’i kundërvënë ndaj kujtdo që nuk ështe dakord me Edi Ramën.

Në mëngjes i shan njerëzit me “libër shpie”, në darkë u kërkon ndjesë. Dhe e nis çdo ditë nga e para sipas shprehjes që i shkon më shumë “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

Në fakt, nuk është vetëm një i ç’ekuilibruar, që nuk e di ç’bën. Është një frikacak që fshihet pas facebookut, pasi nuk ka këllqe të dalë në debat të vërtëtë as me qytetarët, as me kundërshtarët politikë. 👇

https://www.facebook.com/100008639860309/videos/2400075960290376/?id=100008639860309