Vendimi për policët 55 vjeçarë/ Reagimi i fôrtë: Selektim i atyre që nuk janë mbështetës të qeverisë

Pas një iniciative të bërë publike nga Ministria e Brendëshme për largimin nga puna të punonjësve te policisë që janë mbi 55 vjeçarë ka patur edhe reagime të shumta.

Pellumb Nako, ish drejtues policie shprehet në një Intervistë në Syri tv se kjo është “dora e fundit selektimet e fundit në polici të atyre që nuk janë mbështetës të qeverisë”.

Ish-Drejtuesi i lartë i Policisë hodhi akuza dhe vuri në dukje mungesën e profesionalizmit nga ana e qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm për ligjin e ri qe do të aplikohet per punonjësit e rendit.

“Ligji ka një specifikë që nuk merrt parasysh se si zhvillohet policia e shtetit, kohet e fundit ka pasur problem me integrimin e punonjësve të rinj me terrenin dhe me punonjësit e tjerë të policisë”.

“Akti i fundit që doli për ata  policë që i kanë kaluar 55 vjeç do të plotësojë një formular , ku ai vëtëdeklaron dëshirën e tij  për tu tërhequr”. “Kjo është jashtë cdo llogjike, shprehet Nako, sepse ligji eshtë i prerë osë largohesh osë jo , pse duhet të ndiqet kjo rruge kriminale nga ana e qeverisë”.

“Dhe nqs asnjë sdo pranojë të largohet me “dëshirë” cfarë do të  ndodhi”?

Mungon edhe rishikimi i pensioneve për këta policë që do të largohen dhe për mendimin tim, vijon ish drejtuesi i lartë i policisë, duhej të bëhëj në proporcion me ligjin që do të dalë”.

“Kur të aplikohet ligji do të largohen njerzit që kanë eksperiencë në terren dhe janë në kontakte të vazhdueshme me njerëzit, kjo do të sjellë një boshllëk të madh dhe mungesë në mirë funksionimin e policisë”.

Duhet të kishte nje këshillim me specialistët e fushës përpara se të bëheshin hapa të tilla të nxituara”, tha eksluzivisht per SYRI TV ish-Drejtuesi i lartë i Policisë. /Syri.net