Veliu, modeli i deformuar në krye të Policisë së Shtetit

Nga Bardh SPAHIA

Analfabetizëm funksional në krye të policisë së shtetit! Turpëruese dhe fyese për cdo uniformë në policinë e shtetit që ka një drejtues si Ardi Veliu që justifikon dhunën ndaj një minoreni me “biografinë” sipas tij të familjes së 15 vjecarit që u masakrua nga policia për fajin e vetëm se po qarkullonte me bicikletë përtej orarit të karantinës!!!!

Dhe niveli “zbulues” i Ardi Veliut është aq mjeran, sa përdor si “provë” për të denigruar pacipësisht nënën e të miturit një video nga një film ku nëna që përgojon ka luajtur!!! Vetëm për këtë nivel skandaloz profesional, ku drejtuesi më i lartë i policisë së shtetit nuk arrin të dallojë një video reale nga një video filmi artistik, duhej të mjaftontë që Ardi Veliu të shkarkohej menjëherë nga detyra! Si mundet një oficer kaq i lartë policie të ketë nivel kaq të ulët profesional????

Ndërsa përgojimi publik i nënës së minorenit të dhunuar nga policia është dimensioni tjetër që tregon nivelin skandaloz të vlerësimit të asaj që është baza e vlerësimit për punën e policisë: komunikimi dhe besimi tek qytetarët!

Ajo mendësi komuniste e gërmimit në “biografinë” familjare e duke përgojuar një nënë, djali minoren i të cilës u pa me figurë të dhunohej nga policia, cuditërisht nuk solli reagim të asnjë prej nënave, anëtare të komisionit të sigurisë ku Ardi Veliu po e bënte atë justifikim skandaloz. Asnjëra nga deputetet socialiste nuk arriti të kuptonte dhimbjen e një nënë, që e ka parë me figurë djalin që po i dhunohej, e në vend të një reflektimi, po merrej paturpësisht nëpër gojë nga numri 1 i policisë së shtetit! Militantizmi partiak u ka paralizuar edhe shqisat mëmësore dhe ky ishte shembulli i një deformimi të pabesueshëm politik!

Nga ana tjetër, pacipësia e Ardi Veliut për të mos reflektuar ndaj gafave që do turpëronin edhe një punonjës të thjeshtë me uniformë, por duke insistuar se do vazhdojë të qëndrojë në detyrë, është një arrogancë që vjen vetëm kur ke mburojë të fortë politike dhe kjo është akoma më e rëndë! Një drejtues i tillë deformon krejt rolin dhe punën e punonjësve të ndershëm të policisë së shtetit, duke i shkuar pas mentalitetit skandaloz të vetë kryeministrit që gjatë fushatës së 2017, u bëri thirrje policëve të hidhnin kapelat e të bënin fushatë për Partinë Socialiste!!!

Drejtues të tillë e turpërojnë uniformën e plicisë së shtetit dhe duhet të largohen sa më parë prej rradhëve të saj!