Vatër e re infeksioni në Durrës, preket me Covid-19 një 41 vjeçare

Pas disa ditësh në qetësi Durrësi i rikthehet sërish hartës me raste të reja të konfirmuar me koronavirus.

Burimet bëjnë me dije se rasti i konfirmuar këtë të enjte është vatër e re në këtë qytet. E konfirmuar me koronavirus ëhstë një 41 vjeçare banore e lagjes 13, e cila deri më tani nuk rezulton që të ketë pasur ndonjë kontakt me rastet e tjera të infektuar.

Burime për Abc Neës bëjnë me dije se 41 vjeccarja është punonjëse e një fabrike në Durrës. Tashmë vijon hetimi epidemiologjik i fokusuar kryesisht te familja e rastit më të ri.

Numri i të infektuarave me koronavirus në vendin tonë është 898 persona mes të cilëve 31 kanë humbur jetën.