Vasili i nxjerr Videon Ramës: Me siguri do të thotë që…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i rikthehet edhe një herë çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai ka shpërndarë në Facebook një deklaratë të Edi Ramës kur ishte ministër i kulturës, i cili jo vetëm që nuk deklaronte shembjen e godinës, por premtonte shtimin e një salle tjetër.

“Sa shumë ka gënjyer gjithmonë ky njeri! Me siguri do të thotë që nuk është ai në këtë VIDEO, sepse ky në video thotë: do të shtoj edhe një sallë në Teatrin Kombëtar 20 vjet më parë kur ishte Ministër i Kulturës. Ndërsa ky i vërteti e shembi Teatrin dhe dhunoi artistët. S’ke çfarë i bën, Genjështar pa shërim!”, shkruan Vasili.

Ja si genjente Rama per Teatrin.

Sa shume ka genjyer gjithmone ky njeri?VIDEO).Me siguri do te thote qe nuk eshte ai ne kete VIDEO, sepse ky ne video thote: do te shtoj edhe nje salle ne Teatrin Kombetar 20 vjet me pare kur ishte Minister i Kultures.Ndersa ky i verteti e shembi Teatrin dhe dhunoi artistet.S'ke çfare i bën, Genjeshtar pa sherim!!

Gepostet von Petrit Vasili am Samstag, 30. Mai 2020