Unë e vrava Teatrin, në bashkëpunim me ty

Nga Fred Nase

Une e vrava teatrin. Po po, mos u habisni, une jam vrastari i teatrit. E vrava ne bashkëpunim me ty, ate, ata dhe ato. Teatrin e vrame ne.

E goditem fort me indiferencen tone, me mos’shkuarjen tone, me mosinteresin tone, me gjithfare mos, mos, mos.. dhe te gjitha keto ‘’mos-a’’ eksluzivisht vetem per teatrin.

Qeverite, po e theksoj qeverite te te gjithfare ngjyrash jane vetem bashkpunetore ne krimin e vrasjes, sepse kryesoret jemi ne. I gjati qe urren cdogje me te gjate se vetja e tij, por qe pelqen cdo gje te gjate qe krijon, vendos ose larteson vete ai, ishte vetem shtytesi ne gremine te teatrit, ku pasi ne perdhunshem e kishim cuar zvarresisht m’u ne buze te gremines.

Teatrin e vrame ne pasi e lame si nje lavire ne cep te lagjes, si nje plak ne cep te shtepise, si nje femije ne cep te krevatit. Teatrin e vrame ne, ndaj kete ‘’merite’’ mos i’a lartesoni askujt pervec vetes.

Teatri nuk eshte vetem nje ndertese, teatri nuk jane as vetem aktoret, regjisoret, skenaristet, skenografistet etj, jo dhe jo. Teatri eshte ‘’buka’’ kombetare e jona, eshte ’’luga’’ e pare e cdokujt qe gjuhen e nenes ka shqipen dhe jo ‘’rrapa-zhdrrapisten’’ e huaj, teatri eshte ‘’kripa’’ e shpirtit dhe jo ‘’zeheri’’ i mendjes.

Cdo mengjes para se te dilni nga shtepia shkoni para pasqyres dhe mos e peshtyni, por ballgamoseni veten, turperoheni, injoroheni, gjykojeni dhe denojeni. Tashme askush nga ne nuk ka me fytyre, por gjithkush ka surrat, sepse vetem surratet mundet te prishin ndergjegjen e vet ne menyren me shtazarake te mundshme, te vetmen te vertete ne jeten tone te genjeshtert.

Teatrin e vrava une.

Teatrin e vrave ti

Teatrin e vrame ne.