Unë e dua më shumë jetën time sesa Qeveria

Nga Tanush Çaushi

Në televizione na shfaqet herë pas here Kryeministri ynë si babaxhan.

Herë më duket si profet dhe herë si Kryeministri i radhës i djallëzuar i Shqipërisë.

Të gjithë presim me kërshëri për oraret e reja dhe kufizimet e lirisë.

Ja një dalje e papritur në orët e vona të natës na prishi edhe fundjavën e kaluar dhe Festën e Bajramit. Kështu në mënyrë jo transparente, Liria jonë është bërë si Top Llastiku në dorë të pushtetit.

Task forca thonë se ekziston, por çuditërisht kurrë nuk e pamë. Nëse është të na flasë ajo dhe jo një politikan…

Dhe kjo histori tashmë nuk është vetëm e jona, por botërore.

Që kur u shfaq Covid-19 në Nëntor të vitit të kaluar dhe në vazhdim, ka filluar për njerëzimin një fazë e re.

Përtej pëcaktimeve ligjore dhe të drejtave të njeriut është ende e paqartë se deri në cfarë shkalle duhet të ndërhyjë shteti në këto të drejta dhe liri.

Në emër të jetës po rrëmbehet liria, por pa transparencë. Na tregoni pra nivelin e Riskut dhe Masat që propozoni, na pyesni edhe ne sepse jeta është e jona edhe ekonomia.

Me këtë mostransparencë abuzohet kur të duash me Lirinë.

Ka viruse të tjera që janë ngjitëse dhe kanë risk shumë më të lartë sesa Covid-19, por askush nuk ka imponuar për to rregulla të tilla botërore. A është vallë ky një Mashtrim i Madh?

Kështu, sipas kësaj llogjike duhet sanksionuar një mënyrë e caktuar e të ushqyerit dhe të jetuarit, në mënyrë që të forcojmë imunitetin kundrejt një sëmundjeje të caktuar.

Por a mund të përcaktohet me ligj kjo gjë? Kjo deri tashmë ka mbetur në kuadrin e një këshillimi nga mjeku dhe zbatimi i saj në mënyrë fakultative.

– Kush e do më shumë jëtën e njeriut, njeriu vetë apo qeveria?

– Unë e dua më shumë jetën time sesa Qeceria.

Filluam të shikonim njëri tjetrin me dyshim, duke fajësuar edhe këpucët, frymëmarrjen, hundën, gojën dhe sytë.

Një ftohësi u krijua midis njerëzve dhe u promovua me reklama televizive, duke harxhuar para me fushata më shumë sesa kushtojnë tamponat.

Kuptuam në mes gjithë kësaj historie se kjo mënyrë jetese duhej ndryshuar, por kjo nuk do të thotë të kthehemi në “Robotë”. Kjo nuk do të thotë të humbasim lirinë.

Kjo do të thotë se duhet të ruhemi nga një sëmundje dhe njeriu e ka aftësinë për ta bërë këtë, i tha apo jo Kryeministri.

Kuptuam se sistemi kapitalist është i brishtë dhe nuk përballon pandeminë, pasi gjithçka bazohet vetëm tek fitimi duke neglizhuar tërë vlerat e tjera. Gjithë vlerat e tjera u shkrumbuan një nga një para syve tanë.

Pamë sesi BE nuk arriti dot të bëhej kurrë e bashkuar dhe kur kufomat e italianëve kishin mbushur Lombardinë.

Kuptuam se të Dielën virusi na sulmon më shumë se ditët e tjera.

Kuptuam se Toka nuk është alert në vlerësimin e rreziqeve natyrore dhe pandemive në shkallën e duhur dhe në menaxhimin e tyre.

Kuptuam se e vetmja zgjidhje që na dhanë këta qeverisës është një Metodologji e përdorur shekuj më parë dhe asnjë investim nuk po bëhet për të mirën e njeriut, por vetem për fitim..

Kuptuam se investimi më i madh duhet bërë për të mbrojtur jetën e njeriut dhe jo për të pushtuar Plutonin apo Marsin.

Të gjithë e kuptuam se Dashuari e Qeverive Botëroren ka qenë një gënjeshtër. Të gjithë tashmë e kemi kutuar se:

– Unë e dua më shumë jetën time sesa Qeveria.