Tyson rikthehet në ring: Gjithçka është e mundur…

Mike Tyson ka qenë në qendër të vëmendjes në botën e boksit gjatë javëve të fundit, pas pretendimeve se ai dëshiron të kthehet në ring. Tani, ai e ka publikuar edhe një video tjetër të stërvitjeve të tij, për t’ua treguar tifozëve formën e mirë.

Mike Tyson është njëri ndër boksierët më të famshëm në histori të kategorisë së peshave të rënda dhe gjatë kësaj krize të koronavirusit, ai ka qenë në qendër të vëmendjes shkaku i pretendimit se do t’i kthehet boksit, transmeton Gazeta Express.

Ish-kampioni ishte pensionuar në vitin 2005, mirëpo tani ai pritet të kthehet në ringun e boksit, 15 vjet pas meçit të fundit.

Javën e kaluar ishte publikuar një video ku 53-vjeçari shihej duke u stërvitur dhe që nga atëherë ai ka zbuluar se dëshiron të marrë pjesë në një meç katër-rundësh për bamirësi.

Tani, 53-vjeçari e ka postuar një video të dytë për t’i treguar stërvitjet e tij të vazhdueshme, përderisa kthehet drejt kamerës dhe thotë: “Po kthehem”.