Trump: As nuk dua të flas me kreun e Kinës, rruga ime është pa kthim

GAZETARJA: Sekterati Pompeo tha se virusi ka dalë nga Laboratori Wuhan dhe për këtë kemi evidenca dhe prova, të cilat shumë shpejt do të bëhen publike. Mund të na thoni diçka?

TRUMP: Jo! Jo! Por kemi shumë informacione dhe nuk janë të mira. Erdhi nga laboratori apo nga lakuriqi, për mua ka rëndësi që erdhi nga Kina dhe ata duhet ta ndalnin, dhe mund ta ndalonin teksa ishin burimi, por nuk e bënë.

GAZETARJA: E morën vendim dhe e lanë të kalonte kufijtë!

TRUMP: Nuk e di nëse e kanë marrë vendim, por e lanë jashtë kontrolli.

GAZETARJA: Një nga senatorët tha se Kina nuk donte të kontraktonte për ekonominë vetëm 2%, por 20% të tregtisë.

TRUMP: Ne ishim duke i goditur kinezet mes tarifave dhe të gjitha masave ekonomike që po ndërmerrnim. Tani, ne do të vazhdojmë me masa edhe më të rrepta dhe Kina do të ketë një vit shumë të keq, ndoshta vitin më të keq për 50 apo 60 vitet e fundit.
Unë di që virusin e shpërndau Kina në Europë, tek ne në Amerikë dhe në të gjithë botën.

GAZETARJA: Ata lejuan vërtet që njerëzit të qarkullonin dhe nuk e izoluan vendin dhe flasim për vendin që prodhon shumë produkte, që është në treg…

TRUMP: Unë doja që të bëja me Kinën një marrëveshje madhështore tregëtie, por sot gjërat kanë ndryshuar. Loja e tyre mbaroi!

GAZETARJA: Çfarë do të ndodhë me marrëveshjen paraprake?

TRUMP: Nuk kam për të rinegocuar për marrëveshje me Kinën. Jam shumë i pakënaqur me këtë që ka ndodhur. Dhe tani nuk dua as të flas me kreun e Kinës Xi Ji Ping.

GAZETARJA: Mos duhet të limitojmë vizat për studentët Kinezë që vijnë në Amerikë?

TRUMP: Po!

GAZETARJA: Apo të vendosim më shumë kontroll mbi…

TRUMP: Janë shumë gjëra që mund të bëjmë, mund të arrijmë deri atje sa, edhe t’i ndërpresim fare marrëdhëniet me Kinën. Dhe nëse e bëjmë çfarë ndodh? Kursejmë 500 miliardë dollarë.
Këtë mund ta bëjmë edhe me shtete të tjera. Kina nuk është i vetmi vend që po na rrjep.
Për shembull, në NATO, sepse ne mbrojmë Europën për kot dhe pa asnjë përfitim për ne, që në thelb është një organizatë e një asgjëje të madhe, i detyrova vendet e Europës që brenda pak muajve të paguanin qindra miliardë më shumë dollare, krahasuar me shumat që ishin mësuar të paguanin, që në thelb ishin thërrime për NATO-n dhe gjithë peshën e fondeve e mbante Amerika. Ne paguajmë për të mbrojtur Europën mes NATO-s, ata na marrin avantazhe tregëtie dhe vendosin barriera.
Rruga ime është pa kthim dhe do të përmbysë çdo raport të zhdrejtë.

GAZETARJA: Domethënë do të mbani brenda Amerikës shuma të mëdha parash.

TRUMP: Obama ka nënshkruar shumë marrëveshje anti-amerikane, por ne do i ndryshojmë shumë shpejt të gjitha dhe gjithçka do të ndryshojë në kohë. Një pjesë të madhe e kemi ndryshuar në këto vite.

GAZETARJA: Sepse janë gjithë ato kompani kineze që aktivizohen edhe në bursën tonë dhe nuk paguajnë asnjë taksë në Amerikë. A ka logjikë kjo?

TRUMP: Është e çuditshme, por ja, këto janë problemet e Obamës. Unë jam i ashpër kur lypet të marr vendime për vendin tim, por gjithçka do të bëhet kujdeshëm.