Të moshuarat nga Thumana në qiell të hapur: Jetojmë në çadër që prej tërmetit, asnjë ndihmë nga qeveria

Il centro di Amatrice distrutto dal terremoto che nella notte ha colpito l'Italia centrale. Amatrice, 24 agosto 2016. ANSA/ ALBERTO ORSINI

Në vështirësi ekonomike dhe të vetmuara, dy zonja të moshuara nga Thumana jetojnë në kushte tejet të vështira për jetën.

Pashke Muçaj është strehuar në çadër, pranë rrugës së lagjes, dhe në ditët me reshje shiu, uji depërton në brendësi. Pas tërmetit shkatërrùes të 26 nëntorit, e moshuara ka humbur bashkëshortin, dhe tashmë jeton e vetme në këtë çadër prej lecke.

“Unë në çadër jetoj që në muajin nëntor. Jam pensioniste. Pensionin që e marr gjysmën e lë në ilace. Burri më ka vdekur. Ça bie shi më futet brenda në çadër”, thotë Muçaj.

Ndërsa Nadire Kadiu me sakrifica ka arritur të sigurojë një kontinier, por shqetësimi më i madh i saj është se prej disa vitesh rrit dy të vegjlit e djalit të saj.

Janë nipi dhe mbesa që u braktisën nga e ëma disa vite më parë, por pas dèmtimit të banesës nga tërmeti i vitit të kaluar, kushtet e kësaj gjysheje me dy të vegjlit janë vështirësuar. Të gjithë kohë, Nadirja e kalon duke u përkujdesur për nipin dhe mbesën e vogël, edhe pse në kushte të vështira.

“Mundohem të ruaj këta fëmijë, po për vete… Fëmijët kanë frikë boll, të dy në shkollë janë, goca në klasë të tretë, djali në të parën”, tha Nadirja.

Ajo shtoi se fëmijët nuk bëjnë mësim online dhe mësuesja e tyre nuk e ka telefonuar asnjëherë.

Dy zonjat e moshuara në Thumanë jetojnë pranë njëra tjetres. Krahas vështirësive ekonomike, me shfaqjen e Còvid 19 kanë një tjetër shqetësim më shumë, pas konstatimit të disa të infektuarve në Thumanë.

Untitled 5