Superskandali/ Paditet drejtori i UKT, gruaja e Veliajt, Kazhani, djali i Mero Bazes dhe…

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion, e përfaqësuar nga kryetari Ndue Pjetra ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtorin e Ujsjellës Kanalizimeve Tiranë, Redian Molla, si dhe gazetarët Mira Kazhani, Bieta Sulo, Bledi Mane, Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli, djalin e gazetarit Mero Baze, Aldion Baze, regjisorin Leka Bungo dhe bashkëshorten e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Ajola Xoxa.

Pjetra, përmes shoqatës kërkon fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale, ndaj të kallëzuarve të mësipërm dhe të personave të tjerë që do të rezultojnë nga hetimi, si autorë të kryerjes së veprave penale të: “Shpërdorimi i detyrës”, me pasoja të rëndë i kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Të kallëzuarit kanë rezultuar të punësuar në UKT Tiranë, lajm i cili ngriti debat e diskutim pak ditë më parë, ndërsa vetë Veliaj do të shprehej se gazetaret ishin punësuar në bazë të meritës së tyre, dhe se ishin më të mirat që kishte tregu.

Sulos pak ditë më vonë iu zbulua dhe një punë e dytë në institucionin FDSKSH, ndërkohë që Kazhani dha dorëheqjen nga UKT.