Strategjia e Ramës, varfërim i tejskajshëm i shqiptarëve dhe largimin e tyre nga atdheu

Nga Edi PALOKA

Shqiperia e Rames do te kaloj ne recension. Renia ekonomike e parashikuar nga BERZH eshte 9%, me e larta ne rajon! Kjo do te thote se shqiptaret do te behen edhe me te varfer…

Per shkak te mosqeverisjes, vjedhjes e korrupsionit te qeverive Rama, ne u rikthyem te ishim me te varferit ne rajon e ne Evrope edhe perpara se te binin termetet e te plaste pandemia.

Termeti dhe pandemia ishin goditjet e fundit qe rezultuan fatale sepse nderkohe ne na kishte rene fatkeqesia me e madhe qe ishte Rama. I vetmi kryeminister qe edhe ne kohe fatkeqesie mendoi vetem se si te perfitoje nga fatkeqesite e ti vjedhi me shume shqiptaret.
Po kjo nuk vjen vetem nga babezia!

Rama varferimin e skajshem te shqiptareve dhe largimin e tyre nga atdheu, e ka strategji! Sa me te varfer aq me lire blihen- mendon Rama.

Frika, mjerimi dhe injoranca kane qene gjithnje aleatet e diktatoreve. Kete enderron dhe kerkon te realizoje dhe diktatoruci yne.

Eshte e vertete qe Rama ja ka dale ti coje shqiptaret drejt mjerimit.

Eshte e vertete qe ja ka dale edhe ti tremb disa prej tyre.

Eshte po ashtu fakt se propaganda e tij bazohet kryesisht tek injoranca e atyre qe e pesojne.

Por…

Ta harroje se do te arrije dhe nje here te mashtroje, te trembi apo te bleje shumicen e shqiptareve!

Asgje! Po asgje ama, nuk do t’ja shmang humbjen dhe fundin qe meriton, kete here!
Ne dore ka vetem te zgjedhe se si do te largohet…