Spahia thirrje ministres: Riktheni shërbimin shëndetësor për qytetarët!

Nga Bardh SPAHIA

Lehtësimi i masave për qytetarët duhet patjetër të shoqërohet me rikthimin e shërbimit të rregullt shëndetësor për qytetarët!
Ministrja e shëndetësisë duhet të reflektojë mbi nevojën urgjente që qytetarët të kenë normalisht si shërbimin e mjekut të familjes, ashtu edhe ata të specialiteteve!

Pacientëve duhet t’u rikthehet senatoriumi bashkë me shërbimet e tij, sepse bëhet fjalë si për pacientë kronikë, ashtu edhe për urgjenca.
Rastet me Covid-19 mund të izolohen tek Infektivi, ndërsa spitalet duhet t’i rikthehen shërbimeve të zakonshme, përfshi ndërhyrjet kirurgjikale, sipas nevojës.

Prej fillimit të marsit, të sëmurët kronikë e të tjerët po vuajnë për shërbim të specializuar dhe këtë e dëshmon edhe kolapsi i 127-ës.
Zonja ministre e shëndetësisë, bëj detyrën e jo policin! Atë rol e ka uzurpuar tashmë Edi Rama!