Skandali në mbledhjen e Komisionit: Lona na e nxirr pak shalën…

Shumica e opozita kanë zhvilluar disa mbledhje online në komisionet parlamentare gjatë këtyre dy muajve që ato nuk kanë funksionuar në mënyrë tradicionale por janë zhvilluar në distancë.

Në këto mbledhje janë miratuar ligje e projektligje, vendime e marrëveshje të ndryshme. Ato janë zhvilluar larg syve të publikut dhe Abc News ka vëzhguar ato që kanë ndodhur në këto mbledhje dhe seriozitetin me të cilin janë zhvilluar ato.

Në një rast, deputeti i opozitës së re, Arlind Caçani, e ka ndjekur mbledhjen nga timoni i makinës së tij. Një tjetër deputet i opozitës së re shfaqet duke kruajtur hundën, ndërsa socialistja Ermonela Felaj thotë gjatë mbledhjes, e ulur në një nga zyrat e Kuvendit: Lona na e nxirr pak shalën.

Shumë mbledhje kanë pasur mungesë të theksuar serioziteti edhe për në to janë marrë vendime të rëndësishme.

Ndërsa një pjesë e tyre përveç ‘tensionit’ janë shoqëruar edhe me komplimenta e shfaqje dashamirësie mes tyre.