Shpërthen edhe në Korçë, tregtarët në protestë për pagën e “luftës”

Rreth 150 tregtarë në Korçë kanë dale në protestë sepse shteti nuk u ka dhënë pagën e luftës me preteksin se punojnë në të zezë.

Situata ka qënë e tensionuar sepse ata nuk kanë përfituar pgën e luftës dhe gjendja ekonomike është shumë e rënduar.

Gajtë një prononcimi ekszluzivisht për syri.tv një nga tregtaret shprehu indinjatën e ssaj ndaj shtetit

“Jemi 7 pjestar pa punë , ku do ushqehemi  ne shteti na ka lënë në rrugë të madhe , nuk përfitojm as pagë lufte asgje sepse punojm në të zëzë na thonë . Dy muaj mezi I kemi shtyrë me siklete të mëdha , ne do jemi këtu në protest derisa të na jepet zgjidhje”.