Shkrimtarja parashikoi pandeminë që në 1994: Hija e saj do të bjerë mbi të gjithë botën

Pandemia që ka përfshirë botën që prej disa muajve është shoqëruar edhe me shumë teori konspirative si dhe shumë parashikime nga më të ndryshme.

Një ndër këto parashikime e sjell edhe shkrimtarja Laurie Garrett në librin e saj 750 faqesh të botuar në 1994- ku parashikonte një pandemi, hija e së cilës do të binte mbi të gjithë botën, duke mbjellë kaos në çdo vend.

Parashikimi i shkrimtares konsiston ne teorinë se koronavirusi do të vazhdojë të qarkullojë nëpër botë, edhe nëse krijohet vaksina kundër tij.

“Problemi i madh i momentit është se kemi përgjigje shumë të fragmentuara ndaj sëmundjes kudo në botë. Çdo vend po vepron sipas mënyrës së vet, edhe brenda një vendi ka shtete apo provinca që marrin masat e tyre.

Nuk kemi një qasje të unifikuar; disa shtete i kanë hyrë garës për prodhimin e një vaksine me shpresën të fitojnë kohë dhe të zgjidhin problemet e veta lokale”, tha Garrett.