Shembja e Teatrit/ Reagon Pack: Në Ditën e Evropës, Rama i shpërfilli vlerat europiane!

Doris Pack ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në Ditën e Europës, lidhur me vendimin e marrë nga qeveria shqiptare për t’ia kaluar truallin e Teatrin Kombëtar, bashkisë.

Në një postim në Tëitter, ish-eurodeputetja Pack, shkruan se, kreu i bashkisë, Erion Veliaj do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.

“Një shaka?! Jo! në Ditën e Evropës, më 9 maj, Rama duke i shpërfillur vlerat europiane, qëndrimin e “Europa Nostra” po i lan duart e tij pafajësisht duke transferuar Teatrin Kombëtar, tek shoku i tij i ngushtë Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili kërkon të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian“, shkruan Doris Pack.

Ky qëndrim i ashpër i Pack erdhi pasi qeveria Rama ia dorëzoi pronësinë e Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës, e cila ështe e vendosur ta shembë godinën historike dhe mbi atë truall të ndërtojë një teatër të ri.

ww