SHBA, shpërthen kaosi dhe vandalizmi në Minneapolis pas videos së dhunës policore

Një person i dyshuar si vandal u qëllua për vdekje jashtë një dyqani në Minneapolis të SHBA. Qyteti është përfshirë nga trazira të dhunshme pasi një person me ngjyrë humbi jetën.

George Floyd vdiq pasi një polic i bardhë i vuri këmbën në qafë dhe e mbajti për disa minuta. Floyd po arrestohej për falsifikim dokumentash.

 

Kaosi përfshiu qytetin, ndërsa presidenti Donald Trump tha se ka urdhëruar të nisin hetimet për ngjarjen. Ai e quajti rastin një ngjarje të trishtueshme.

Në rrugë kanë dalë edhe vigjilentët që po ruajnë pronat nga vandalët. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë revoltën, pasi policët e akuzuar për ngjarjen e rëndë vetëm janë pezulluar. Ata kërkojnë drejtësi.