Sërish lëkundje të forta tërmeti, ja cili qytet është prekur

Lëkundje të forta termeti janë ndjerë pak minuta më parë në Korçë ndërsa mësohet se epiqendra ka qenë në fshatin Shamoll të rrethit jug-lindor.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale ndërsa ka pasur një magnitudë 3.00 të shkallës Rihter.

Nga informacionet paraprake pavarësisht magnitutës relatiivisht normale, lëkondjet janë ndjerë të forta ç’ka ka krijuar edhe reagim dhe panik tek qytetarët.

Në vendin tonë lekundjet e fundit nga tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e 26 Prillit në Tiranë dhe në Durrës.

Sipas të dhënave, EMSC raporton se lëkundjet sizmika kanë qenë me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter dhe thellësi fokale 10 km.

Referuar të dhënave të publikuara nga EMSC, epiqendra e tërmetit të fund-prillit ka qenë 13 km në veriperëndim të Shijakut dhe 32 km në veriperëndim të Tiranës. Lëkundjet e lehta janë regjistruar rreth orës 22:15.

termet