Seria A/ Pasiguri për rihapjen e futbollit në Itali, 6 të infektuar me koronavirus

Me rënien e kurbës pandemike në Itali, qeveria ka filluar planet për rihapjen e vendit ku një ndër masat është edhe rihapja e ngadaltë sportit.

Numrit të infektuarve i janë shtuar edhe 3 futbollistë dhe 3 pjesëtarë të stafit mjekësor, ndërkohë ky numër i madh të infektuarish vjen në një moment kur në Itali skuadrat gradualisht po përgatiteshin për rifillimin e sezonit aktual dhe kishin filluar të zbrisnin në stërvitje individuale.

“Pas testimeve të bëra dje mbasdite, po iu komunikojmë që 3 atletë dhe 3 anëtarë të stafit mjekësor kanë rezultuar pozitiv. Është kryer izolimi i personave të përfshirë siç e kërkon protokolli,” njoftoi klubi vjollcë.Kjo krijon pasiguri për fatin e sezonit aktual të Serisë A.