Sekretari i Partisë Socialiste italiane: Shembja e Teatrit Kombëtar humbje e madhe edhe për Italinë

Sekretari i Partisë Socialiste Italiane, Vincenzo Maraio, ka dhënë një intervistë për emisionin ”Tempora” në ”RTV Ora”.

Pak ditë më parë PSE me një komunikim zyrtar u shpreh pro një vendimi me interes të madh popullor në Shqipëri siç ishte ajo e shembjes së godinës së Teatrit. Tingëllonte çuditshëm që një grup politik i krijuar e i bashkuar nga idealet në mbrojtje të fuqisë popullore e të punonëjsve, shprehet pro punës së një qeverie dhe kundër lëvizjes popullore. Partia Socialiste italiane dhe anëtarët e tjerë të grupit të partisë Socialiste Europaine janë informuar më parë për këtë deklaratë. Pra keni diskutuar mes jush se ishte i drejtë ose i gabuar një vendim i tillë në Shqipëri?

Vincenzo Maraio: ”Para së gjithash dua t’ju them se jetoj në një vend, siç është Italia, që ka brenda tij 70% të pasurisë kulturore globale, ndaj për ne është mjaft e rëndësishme mbrojtja e çdo pasurie kudo në botë. Kjo vlen për çdo vend që ka ndërtesa historike, siç ishte godina e Teatrit të Tiranës. Lexova dhe komunikimin e bërë nga PSE,  i cili shprehte një qëndrim unik, të diskutueshëm ndoshta edhe mes Partive të vendeve të ndryshme, duke shpjeguar se qeveria Rama ka ndërmarrë një vendim të tillë pas rrezikut që shfaqte kjo ndërtesë për shembjen e saj”.

Dua të kuptoj nëse është konsultuar drejtpërdrejt me ju si parti apo me Partitë e tjera Euorpiane pjesë e PSE? PSE këshillon të mos jetë një çështje politike por vetë e bën një çështje poltike?

Vincenzo Maraio: ”Në të vërtetë unë nuk isha informuar për këtë pozicion të PSE, dhe besoj edhe të tjerët. Por kemi një sekretari që funksionon në mënyrë autonome dhe merr vendime të ligjshme për të gjithë. Nuk është problemi nëse e kemi ndarë ose jo këtë komunikatë, por e rëndësishme është të çojmë përpara ide të përbashkëta, ndaj mendoj që Stanishev i ka ruajtur limitet e duhuara të kësaj ngjarjeje, e cila në Shqipëri ka krijuar jo pak probleme. Ndaj dua të them me këtë argument se është sekretaria që përfaqëson qendrimin e të gjithëve. Theksoj unë nuk kam qënë informuar personalisht por kemi përfaqësuesen tonë pranë PSE. Nuk ka patur një mbledhje mbi këtë çështje por është një vendim që i bashkohem si anëtar i PSE.

Në fakt kjo komunikatë e PSE ngjan sikur është hartuar nga Partia Socialiste Shqiptare pasi është mjaft e detajuar dhe përmban pika jo shumë të sakta si rreziku i shembjes, kosnultimi transparent e mbi të gjitha nuk kërkon që çështja të politizohet.

Vincenzo Maraio: ”Mendoj se nëse një qeveri çertifikon rrezikshmërinë e një ndërtese të tillë, pra nëse është e rrezikshme sipas ekspertëve, mendoj se ka parë të nevojshme që të shembet. Por nëse nuk është kështu ekspertët duhet të vërtetojnë, pra ishte apo jo në rrrezik shembjeje Teatri Kombëtar në Tiranë. Nuk mendoj se Edi Rama është ëmendur  që të marrë një vendim të tillë pa konsulencën e ekspertëve. Unë mendoj se qeveria shqiptare ka pasur dokumentacion dhe të dhënat e duhura që e ka çuar në këtë akt final”.

Flasim atëherë si një politkan e mbi të gjitha si një italian që ka për zemër historinë e artin e kulturës së vendit të tij. Godina e Teatrit ishte një ekzemplar i një historie të rëndësishme të arkitekturës italiane, Si e gjykoni shembjen e saj?

Vincenzo Maraio: ”Dua të theksoj se aty ku është e mundur duhet bërë çdo sforcim njerëzor e mbinjerëzor për të ruajtur pasurinë kulturore të historisë sonë dhe kjo vlen për të gjitha vendet. Zgjidhjet për të shpëtuar ose jo ndërtesa të tilla vijnë dhe duhet të vijnë nga teknikët. Mendoj se është një humbje për të gjithë dhe për qeverinë shqiptare që eleminoi një ndertesë të tillë, e më vjen keq dyfish kur flitet për një vepër të arktitekturës italiane. Pra është një humbje e dhimbje për qeverinë shqiptare. Por nëse ka arritur në një zgjedhje të tillë, dhe këtu është dhe thelbi i komunikatës së PSE, imagjinoj se ka qënë një vendim i marrë nga teknikët e specialistët. Ndërtesta e vjetër për t’u mirëmbajtur kushtojnë shumë e kur nuk janë të sigurta mund të çojnë në një tragjedi.