Ronaldo është shumë i lumtur tek Juventusi

Cristiano Ronaldo është shumë i lumtur te Juventus dhe është në formë të mrekullueshëm para kthimit potencial të Serisë A, sipas Filipe Goncalvesit, portierit të ri i cili po stërvitet bashkë me yllin portugez gjatë karantinës në Nacional de Madeira.

Përderisa pandemia e koronavirusit e ka detyruar botën e futbollit t’i pezullojë të gjitha aktivitetet sportive, futbollistët dhe futbollistet profesioniste janë detyruar të gjejnë mënyra të reja për ta mbajtur formën e mirë.

Ronaldo u kthye në vendlindjen e tij në Madeira të Portugalisë, ku po qëndron me familjen e tij. Ai udhëtoi drejt Portugalisë para se të vendoseshin kufizimet në udhëtime, kur Juventusi i lejoi shumë lojtarë të ekipit të parë të largohen nga Italia.

Juventusi tani i ka ftuar të gjithë futbollistët e vet të kthehen në Itali pasi që Serie A pritet të rinisë së shpejti, përderisa Bundesliga gjermane është vendosur të rifillojë qysh më 16 maj.

Ronaldo është kthyer në Torino, mirëpo gjatë javëve të fundit ai ishte stërvitur në një qendër stërvitore në Madeira, ku ishte stërvitur edhe Goncalves.

“Ai dukej shumë i lumtur me përvojën e tij në Itali, në Torino, dhe veçanërisht me faktin që po luan për Juventusin”, ka thënë Goncalves për 35-vjeçarin.

“Ai më tha disa hera se Juventusi është një klub shumë i madh, i organizuar dhe ai i adhuron shumë tifozët e Juventusit, të cilët interesohen shumë për të”.

“Nganjëherë unë tentoja të vrapoja me të në kamp, mirëpo ishte e pamundur të qëndroja në një hap me të. Ai është një bishë. Është në formë të mrekullueshme, u stërvit shumë në Madeira”.