Rihapja në Itali, ulet ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19

Kurba pandemike në Itali ka pësuar sërish rënie ditën e sotme.

Me rënien e shifrave në vendin fqinj ka filluar edhe plani për rihapjen e vendit si dhe shumë spitale që shërbenin për Covid-19 kanë filluar të mbyllen.

243 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali. Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali, bëhet me dije se krahasuar me një ditë më parë numri ka pësuar një ulje të lehtë, pasi dje ishin vetëm 274 vdekje ndërsa sot numri ditor ka shkuar në 243.

Me rritjen e sotme numri total i personave që kanë humbur jetën në Itali ka shkuar në 30.201.