Revoltë dhe indinjatë e fuqishme ndaj qeverisë: Asnjë ndihmë nuk kemi parë! Ndihmat kanë shkuar ku ka vila

Kryetari i opozitës, Lulzim Bashës është ndeshur me një revoltë të fuqishme dhe indinjatë të qytetarëve nga qeverisë në tregun agro-ushqimor të Rrogozhinës, një situatë krejt e ndryshme nga ajo në bizneset e vogla të Tiranës.

“Asnjë ndihmë nuk kemi parë me sy! Asnjë! Fare!”, u shprehën fermerët gjatë takimit me kreun e opozitës, Basha.

Një zonjë, ndër të parat që u takua me Bashën, tregoi për vështirësitë që po përballonte e vetme, pa asnjë mbështetje nga pushteti lokal: “Jam vet i katërt. Vetë sëmurë, burrin sëmurë. Kam dy goca. I kam kërkuar këtyre këtu… telefon me bë detyrat!!! “Jo po nuk bëhet…”. Ndihmat kanë shkuar ku ka vila. Ndihmat në vila. Tallen me ne.

Më thanë këtu që, ”jepi helm burrit”. Helmoje!!! Unë të ha burgun dhe të le fëmijët jetimë. Ku shkojnë këto takasat tona?! Asnjë lloj gjejë nuk na kanë sjellë. Unë deri në orën 9 jam këtu. Burrin e kam me depresion, ku ta çoj që të humbasë mendjen…Gocën e madhe e kam në vitin e parë.

Goca ime nuk fiton dot notën e vet në shkollë, se e thotë ai “e kam vulën unë”. Dhe nuk më jep deftesën. Fëmijët e mi, që jam gjysëm robi, po rriten rrugëve. Nuk më përfillin, as drejtim shkollës s’m’i japin. Ia paguaj shtetit me ujë të gjitha. Nëse pot ë rrej…Hajde me mua, t’i shikojmë të gjitha”, insistoi zonja.

Problemet në vazhdim ishin kudo të njejta, por tregtarët e Rrogozhinës e kishin ndier shumë më thellë braktisjen dhe injorimin nga qeveria, jo vetëm në këtë periudhë pandemie, por edhe më herët.