Rektori Koni: Universiteti i Tiranës nuk ka shpallur zgjedhje. Ne jemi në situatën që ministrja e Arsimit ka…

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka sqaruar se ai nuk e ka nxjerrë urdhrin për nisjen e procesit zgjedhor. Në një intervistë për Ora News, Koni theksoi se ky vendim ka ardhur për shkak të gjendjes ku ndodhet vendit dhe urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mynyr Koni: Universiteti i Tiranës nuk ka shpallur zgjedhje. Ne jemi në situatën që ministrja e Arsimit ka përcaktuar me urdhrin e saj që në mars fillimi i procesit zgjedhor fillon me 11 maj dhe periudha e zgjedhjeve është me datë 12 qershor. Rektori ka detyrimin që të shpallë ditën e procesit zgjedhor dhe datën e votimit, bazuar në urdhrin e ministres.

Rektori i Universiteti të Tiranës nuk e ka nxjerrë këtë urdhër. Kjo për arsyet në të cilët ndodhemi, sepse deri në 23 qershor jemi në situatën e fatkeqësisë natyrore. Po ashtu është në fuqi urdhri i Ministres së Shëndetësisë e cila vazhdon mbylljen e institucioneve arsimore deri në fund të pandemisë.

Jemi në kushtet e një urdhri të ministres së Arsimit që u ka dhënë prioritet një pjesë të studentëve që të kthehen në shollë në qershor, duke krijuar një hapësirë boshe të trupës zgjedhore dhe të studentëve.

Koni shtoi se ai si rektor i është drejtuar ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë, pasi ndodhet mes dy urdhrave.

Mynyr Koni: Këto janë arsye pse rektori i universitetit nuk ka shpallur procesin e zgjedhjes në Universitetin e Tiranës. Sipas urdhrit të ministres sot java pritet të fillojë procesi zgjedhor, por unë sot i jam drejtuar ministres për ta rishikuar urdhrin e saj, gjithashtu edhe ministres së Shëndetësisë, pasi në këto kushtet, jemi mes ligjshmërisë dhe paligjshmërisë. Jam në pritje të tyre për të marrë vendimin përkatës.

/Ora News