Reforma, Rama vendos si kusht të panegociueshëm që të bëjë vetë numërimin e votave

Sipas Ramës nuk do të ketë më komisione bipartizane që do të bëjnë numërimin e votave, por këtë eksluzivitet ai do ta marrë duke bërë vetë numërimin e votave. Ky është një kusht i panegociueshëm i tij.

Ndërsa deri tani komisionerët zgjidheshin nga pozita dhe opozita duke vendosur një kontroll të procesit, tanimë këtë kontroll Rama kërkon ta ketë i vetëm duke qenë ai dhe administrata e tij përzgjedhës të numëruesve të votave.

Kryeministri Edi Rama lidhur me përfundimin dhe finalizimin e Reformës Zgjedhore tha se nuk kanë rëndësi propozimet e opozitës aq sa kanë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Rama tha se për mazhorancën 2 pika në Reformën Zgjedhore janë të panegoicueshme, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe një Kolegj Zgjedhor pa gjyqtarë të cilët nuk e kanë kaluar vettingun.

”Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë sakrificë por ka pasur prej disa raundesh. Kanë qenë në përmirësim por duhen përmirësuar. Nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës por për të pranuar rekomandimet e OSBE.

Puna po shkon në atë drejtim që 2 pika janë të panegocueshme, e para depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore, një histori e vjetër dhe burim problematikashtë lidhura me politizimin e administratës zgjedhore. ODIHR në raportet e veta ka rekomanduar depolitizimin. Ne jemi ta çojmë deri në fund që kjo administratë t’i përkasë qytetarëve dhe ligjit.

Dhe e dyta përfshirja e Kolegjit Zgjedhor e atyre gjyqtarëve që nuk kanë kaluar vettingun.
E përsëris që gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun, nuk do pranohen në Kolegj Zgjedhor. Pra këto janë 2 pikat e panegociueshme. Pjesa tjetër është pjesë e rekomandimeve dhe presim që ODIHR të kontribuojë drejt një procesi transparent.”- tha Rama.