Reagimi i fortë i aktivistes ndaj Spiropalit: Në këtë qytet mbiemri yt është kthyer në imoralitet, vjedhje dhe…

Aktivistja e njohur, Elona Caslli ka reaguar fort ndaj ministres Elisa Spiropali, e cila nga foltorja e Parlamentit ofendoi në mënyrë banale artistët që mbrojnë Teatrin Kombëtar nga ktjhetrat e bandës në pushtet.

Në një reagim të sajin, Caslli shkruan se, “kur dikush do të përshkruajë një femër, e cila mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë thotë- Ajo është si Spiropali”.

Reagimi i plotë

Mund të shkruaj gjatë, por po vendos të të them vetëm diçka.

Në këtë qytet mbiemri yt është kthyer në krahasim. Kur dikush do të përshkruajë një femër, e cila mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë thotë- Ajo është si Spiropali.

Mbiemri yt është pasaportë e llumit njerëzor.

Ndaj, veç mëshirës për ty si femër nuk mund të ndihet gjë tjetër. Të quaj femër, sepse ti nuk mund të ngrihesh kurrë në nivelin e një gruaje.

Ti e ndot fjalën grua, Spiropali.

Post Scriptum – Ti përfaqëson atë çka një grua nuk duhet të jetë kurrë.