Raste të reja të infektuarish me Covid-19 në Krujë

Kruja vazhdon të mbetet vatër e nxehtë e koronavirusit. Ditën e sotme janë zbuluar tre raste të reja me kòronavirus. Bëhet e ditur se, të ínfektuarit janë brenda të njëjtave vatra.

Ndërkohë nuk dihet ende mosha e tyre dhe çfarë shenjash kanë përjetuar. Me këto raste të reja, totali i të prekurve në Krujë arrin në 72.

Deri dje në vendin tonë kanë rezultuar në total 832 persona të prekur, 12 prej të cilëve ishin zbuluar në 24 orët e fundit. Ndërkohë është rritur numri i personave të shëruar dhe totali ka arritur në 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.

Në dy spitalet Covid, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.