Rama-Veliaj do të zbatojnë projektin e paguar nga “Fusha” për Teatrin, kulla, hotel dhe…

Nën ethet e masakrës që kishin bërë, rilindasit porositën që të dielën në mëngjes gjithë mediat që kishin nën kontroll, që të vinin si tituj kryesorë imazhet e projektit të Bjarke Ingels për teatrin e ri kombëtar. Një ditë më pas, ato i postoi dhe kryeministri Edi Rama duke sanksionuar se Teatri që ai pretendon të ndërtojë, do të ketë pamjen e ideuar nga arkitekti danez.

Në mbrëmjen e së hënës, Erion Veliaj në Opinion dhe Arbian Mazniku në Open, mbetën pa tekst kur u pyetën se si do zhvillohej gara për fituesin e projektit arkitektonik. Veliaj nuk pati një përgjigje përballë Fevziut. Fillimisht ai pranoi se projektin e arkitektit Bjarke Ingels e ka paguar një privat, por pastaj tha se bashkia po negocion me arkitektin për ta ndryshuar.

Pastaj tha se privati (Fusha shpk) mund ta falte projektin që kishte paguar, por se po qe nevoja “edhe mund t’ia blinin atij këtë”. Pastaj tha se do të kishte tender ndërkombëtar, por për detajimin e një projekti të detajuar nga Bjarke Ingels, me të cilin po negocionin. Pastaj tha se do të kishte edhe tender për zhvillimin e projektit, por pa saktësuar se si mund të zhvillohej kjo garë, kur edhe kryebashkiaku dhe kryeministri e kishin paragjykuar atë.

Por siç ka vëzhguar Exit.al, deri më tani bashkia nuk ka prokuruar një projekt për ndërtimin e Teatrit të Ri – në buletinin e prokurimeve publike nuk ka asnjë tender për hartimin e projektit.

Formalisht ky projekt është porositur nga firma Fusha shpk tek firma Bjarke Ingels Group (BIG), bashkë me projektin për kullat e larta tregtare që do të ndërtoheshin fillimisht ngjitur me godinën e teatrit.

Nuk dihet se pse një projekt i paguar nga Fusha shpk do t’i jepet falas Bashkisë Tiranë ashtu siç pretendoi Veliaj në një nga versionet e tij, por kjo gjë mund të merret me mend: pas projektit të teatrit ka qenë gjithmonë Edi Rama, ndërsa Fusha shpk ishte thjesht klienti i radhës paracaktuar prej tij për të punuar me Ingels.

Përzgjedhja pa prokurim publik, në mënyrë arbitrare dhe pa transparencë e një projekti publik shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.

Përzgjedhja e këtij projekti pa konkurrim shkel nenet 71 dhe 74 të MSA-së që parashikojnë dy parime themelore për lidhjen e kontratave publike nga qeveria shqiptare, pikërisht konkurrencën e lirë dhe mos-diskriminimin.

Prandaj, ende pa nisur asnjë punë, thjeshtë se kanë nevojën e propagandës, Rama dhe Veliaj po shkelin Ligjin. Ndërkohë që ai i detyron të hapin garë, qoftë dhe konkurs ndërkombëtar për projektin qrkitektonik fitues të Teatrit që thonë se do të ndërtojnë, ata po manipulojnë publikun duke i servirur vullnetin dhe pazaret e tyre për fituesin.

Veliaj pranpoi mbrëmë në emisonin “Opinion” se në pronën e Teatrti do të ndërtohen kulla dghe një hotel.

Bjarke Ingels Teatri Kombetar National Theatre