Rama-Lleshi: “Policët mbi 55-vjeç do të japin dorëheqjen ose…”. Çfarë fshihet pas një vendimi të tillë?!

Deklarata e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt në gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë që u zhvillua ditën e sotme online, se punonjësit mbi 55 vjeç në radhët e Policia së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të lirojnë vendet e tyre të punës, duket se është në kundërshtim me atë çfarë parashikon ligji shqiptar.

Në kreun lV mbi liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, Neni 49 pika 1 dhe 2 e tij parashikojnë si më poshtë:

1. Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të vet profesional.

Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.

Por si e argumenton ministri i Brendshëm propozimin që me sa duket ka ndërmend ta bëjë fakt të kryer?

Lleshaj tha se po hartohet një projektligj, që të reduktohet mosha e madhe punonjësve të policisë, ku sipas tij në vendin tonë është 45.1 vjet, më e madha në Rajon.

“Policisë së Shtetit i duhet që të përballojë detyrën që i kërkohet, i duhet edhe përgatitje e mirë fizike. Për rrjedhojë kjo lidhet edhe me moshën e punonjësve të policisë. Mosha mesatare e policisë shqiptare është relativisht e lartë e krahasuar me vendet e rajonit tonë. Mosha mesatare e policisë shqiptare është 45.1 vjet. Kjo ka qenë arsyeja që ne kemi studiuar të gjitha mundësitë dhe kemi arritur ti dorëzojmë Kuvendit një projekligj që ka për qëllim çështjen e moshës në Policinë e Shtetit. Duhet që ato ato që të largohen të garantohen kushtet e një jetë dinjitoze.

Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj, punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50 vjeç, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjeç. Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s’bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto” tha Lleshaj.

“Duhet që ato ato që të largohen të garantohen kushtet e një jetë dinjitoze”, thotë ministri, por se si do të bëhet ka zero koment përveçse do të trajtohen me 50% të pagës neto trajtim financiar.

paramendojeni vetë, një person në kulmin e moshës aktive për punë, të marrë një gjysmë pagë punonjësi pilicie përgjatë gjithë jetës së tij pasi jep ‘dorëheqjen’.

Më tej Lleshaj thotë se “Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj, punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë”.

Pyetjet që ngrihen në këtë rast janë se ku bazohet një vendim i tillë, në cilin ligj apo nen të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë? Ç’është ky propozim ku nëse nuk jep dorëheqjen vendimin për ‘dorëheqejn’ mund ta marrin eprorët? Ka më vend pas kësaj të konsiderohet dorëheqje nëse një efektiv mbi 55-vjj-eç që nuk pranon largimin nga detyra dhe i përmbush kriteret fizike dhe ligjore, por që ‘shefi vendos largimin e tij?

Që komisarë e Llashajt pas miratimit të këtij projektligji nëse ndodh do të jenë të rinj, kjo as nuk diskutohet, por në diskutim është fakti nëse ky vendim është marrë për të përgatitur “komisarë” besnikë!

1 21