Rama kërkon zgjedhje pa opozitën, Bylykbashi: Fatura e manipulimit do jetë e gjitha për të

I mandatuari nga PD si anëtar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi në një lidhje live për ”Neës24” i është përgjigjur Damian Gjiknurit duke theksuar se 5 draftet e opozitës nuk janë për Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Bylykbashi thotë se ai Komision ka pak vlerë për opozitën kurse draftet janë për t’u diskutuar dhe pranuar në Këshillin Politik.
Më tej Oerd Bylykbashi e cilëson kërkesën për qeveri tranzitore si thelbësore për të garantuar gjithë të tjerat dhe ka paralajmëruar se nëse kjo Reformë Zgjedhore do të bëhet në mënyrë të njëanshme atëhere opozita do ketë një reagim të fortë dhe fatura e zgjedhjeve të manipuluara do jetë e gjitha mbi Ramën.

”Komisioni ka pak vlerë për ne. Marrëveshja e janarit e cakton Komisionin thjesht si një instrument dhe Gjiknuri me Hajdarin janë vetëm përfaqësues të parlamentit në atë Komision. Mandatin e ka Këshilli Politik me bekimin e ndërkombëtarëve.
Puna u ndërpre prej pandemisë më 9 mars. Propozimet janë në tryezën e Këshillit Politik jo Komisionit.

Procesi i Reformës Zgjedhore ka një problem, ishte dukshëm pra mazhoranca socialiste do ta përdorë Këshillin Politik si një intrument përplasje, vetëm për fjalë dhe që mos bien dakord me asgjë. Nëse i kanë hipur këtij kali të gabuar do e çojnë në një hon të keq procesin zgjedhor.

Për ne më e rëndësishmja është parlamenti, e dimë si votohet aty si i kontrollon Rama votat. Duke vlerësuar 2 raportet, ne opozita dhe parlamenti do të kërkojmë të gjejmë zgjidhjet në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it.

Nuk ka rëndësi çfarë thotë ndonjë përfaqësues i parlamentit sepse Këshilli Politik është ngritur për atë qëllim dhe mbështetet nga ndërkombëtarët.

Duhet të garantojë që vota nuk blihet. Të garantohet liria e votës. Mos blihet media nëpërmjet reklamave. Nuk u bëhet presion votuesve. Nuk cënohet administrata.

Pra zgjedhësit të jenë mbretërit, partitë korrin produktin. Në 2019 mungesa e vullnetit politik vjen vetëm prej raportin me mazhorancën. Qeveria tranzitore është kërkesa thelbësore. Rama në kohë pandemie vjedh me tendera.

Qeveria tranzitore garanton të gjithë vendimet e tjera. Deri më sot kemi parë refuzim. Nëse guxon të bëjë Reformë Zgjedhore të njëanshme atëhere fatura e zgjedhjeve të manipuluara do jenë mbi të.
Prej 2013 Reformat Zgjedhore kanë qenë vetëm konsensuale.”- tha Oerd Bylykbashi.