Protestë në Vlorë nga punonjësit e fasonerisë: “Kërkojmë pagën e luftës, nuk kemi para për t’u ushqyer”

250 punonjës të një fasonerie këpucësh në Vlorë janë ngritur në protestë ditën e sotme, pasi kërkojnë pagën e luftës. Ata dyshojnë se kompania ku punon nuk ka bërë aplikim që ata të marrin pagën e luftës. Sipas tyre qeveria duhet të japë një zgjidhje, pasi nuk kanë me çfarë të ushqehen. Me maska, disa prej tyre dhe doreza, por pa ruajtur distancimin social, ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë përgjatë këtyre dy muajve.

“Zyra e punës na tha që na takon paga e luftës. 15 ditë nuk punuam, tani punojmë me orë të shkurtra. Duam pagën, nuk kemi të ardhura të tjera.”, është shprehur një prej punonjësve.

Një ditë më parë dolën në protestë tregtarët e rrobave të përdorura në Lezhë dhe Korçë, pasi nuk u lejuan të ushtronin aktivitetin e tyre, se tregjet nuk plotësonin masat për COVID-19. Ata kanë deklaruar se kanë krizë ekonomike, pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Javët e fundit janë ngritur në protestë tregtarët e Beratit, Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës pasi kërkojnë pagën e luftës. Po kështu ka protestuar edhe punonjëset e fasonerisë në Korçë, Krujë dhe Berat, të cilat kanë kërkuar pagën e luftës. Qindra punonjës ankohen se nuk kanë marrë pagën e luftës, ndërkohë që theksojnë se kanë bërë aplikimin.