Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Sheshin “Skëndërbej”, tre të arrestuar

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë me dhunë qytetarët që ndodhein në protesta e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej. Të paktën 3 qytetarë janë shoqëruar me dhunë nga ana e policisë, ndërkohë që policia ka këshilluar dhe ambientalistin Sazan Guri.

Ata kanë qenë duke protestuar në këtë vend, kur janë sulmuar nga forcat e policisë. Këta të fundit kanë ndaluar disa persona duke i shoqëruar për në komisariat.

Ndërhyrja e policisë ndaj protestës së shoqërisë civile ka qenë e ashpër, duke dhunuar disa prej personave pjesëmarrës në të.

Qytetarët ishin duke respektuar dhe distancën prej dy metrash në protestën e tyre, por kjo nuk ëhstë marrë parasysh nga ana e policisë, që ka ndërhyrë për ti shpërndarë.

Mes personave të shoqëruar është dhe studenti Klajdi Bello, i cili ka qenë një nga organizatorët e protestave të studentëve, dhe ishte shfaqur edhe sot me simbolet kombëtare.

Protesta ishte thërritur nën motën thuaji ”jo diktaturës”, dhe nuk kishte pasur një organizator të deklaruar, pasi policia nuk jep leje për grumbullime, duke përfituar nga zgjatja e afateve të gjendjes së jashtëzakonshme deri në 23 Qershor.

Në një komunikim për Fax News, aktivisti Sazan Guri tha se shqiptarëve u ka ardhur shpirti në majë të hundës, dhe qeveria po tallet me jetët tona.

“Këta që u mblodhën 200 veta sot, nuk i komandoi njeri, janë të pashpirt me këto shoqëtime. Janë 2 milionë të tjerë gati për protestë, por nuk dalin se kanë frikë se mos humbasin vendet e punës. Në këtë rast, këto u mblodhën për të protestuar kundër një diktature sepse diktatura nuk mund të zgjasë gjendja që quhet në të gjithë botën si diktaturë e ligjit.

Po këtë ma shpjegon dot asnjë të vdekur këto dy javë. Përse parlamenti nuk gabon. Le të flasë Rama me doktorin më të madh gjerman që thotë që është mashtrim i madh, që është pandemi. E lamë që të kontrollojë 3 javë jetën tonë, por nuk mund të tallet. Ne e kuptuam që nuk është pandemi dhe Shqipëria është e vecantë për shumë arsye”, tha Sazan Guri.