Platforma me 11 pika e Metës, Këshill Politik për drejtësinë dhe integrimin, njofton edhe Ambasadorët

Presidenti Ilir Meta, ka dalë më një platform ë, duke kërkuar ngritjen e një Këshilli Politik në nivele të larta, për të adresuar çështjet që lidhen me drejtësinë dhe çështje të tjera të integrimit. Platforma daton para shembjes së Teatrit ndërsa sot Presidenti e ka diskutuar gjerësisht me partitë opozitare dhe më pas edhe me Ambasadorët e vendeve të be-së. Nëqoftëse ky propozim pranohet, do të krijohej një tryezë dialogu mes Ramës dhe Bashës.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Presidenti Ilir Meta priti në vilën presidenciale kryetarin e opozitës Lulzim basha, bashkë me krerët e partive të tjera opozitare.

Në përfundim të takimit I cili zgjati për rreth 60 minuta, askush nuk u prononcua për mediat, ndërsa Presidenti njoftoi se biseda është eshte fokusuar tek nje platformë që Kreu i Shtetit pritet ta propozojë për integrimin e vendit.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur tensioni politik është ndezur, ndërsa Presidenti nuk harron ti kërkojë opozitës të kthehet në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

“Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Takimin kreu i opozitës Lulzim Basha e komentoi shkurt në rrjetet sociale, ndërsa thotë se u diskutua gjerësisht për krizën politike.

Basha: Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por çfarë përmban platforma e Presidentit?

Kjo inisiativë prej 11 pikash i është dërguar trupit diplomatik dhe kryeministrit, ndërsa mban datën 8 maj, para prishjes së Teatrit Kombëtar.

Presidenti parashikon ngritjen e një Këshilli Politik, të ngjashëm me atë të reformës elektorale, por në nivle të lartë përfaqësimi, i cili duhet të trajtojë probleme të reformës në drejtësi për përshpejtimin e zbatimit të saj dhe ngritjen e institucioneve të reja dhe çështje që kanë të bëjnë me integrimin.

Këto lëvizje të Presidentit u pasuan me një takim që ai zhvilloi me Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.

Në këtë takim presidenti Meta ju ka prezantuar atyre platformën, e cila thotë ai ka për qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.

“Presidenti Meta shprehu keqardhjen për reagimin destruktiv të qeverisë me provokimin e panevojshme të tensionit shoqëror dhe politik në vend” thuhet në njoftimin e Presidentit.