Plas në hotelin e deputetit të PS në Durrës: O Edi Rama të q… ropt!

Plas në hotelin e deputetit të PS, Sadri Abazi në qytetin e Durrësit, në një nga zonat ku janë karantinuar shqiptarët e kthyer nga jashtë. Një filmim është dërguar në redaksinë e JOQ, nga emigrantët që janë karantinuar, të cilët shprehin shqetësimin se janë ndjerë të tmerruar nga të rinjtë që bërtisnin, poshtë hotelit të tyre.

Bëhet fjalë për hotelin “Horizont”, që është në emër të Sadri Abazit, deputetit të PS-së, dhe sipas denoncuese, askush nuk ndërhyn që t’i largojë këta të rinj që bazuar në fjalët e denoncuese, pinë alkool, dehen, drogohen dhe ulërasin.

Qytetarja shton se është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se është ndjerë e frikësuar nga të rinjtë që bërtisinin deri në orët e para të mëngjesit. Në video dëgjohen edhe të bëriturat e qytetarëve.

“O vafancu*o. O Edi Rama të q*fsha ropt, polizia di merda”, bërtasin në video.

Poshtë hotelit shihet edhe mjeti i policisë, i parkuar, që sipas denoncuaeses nuk ka reaguar fare.

“Pershendetje joq! Ne hotel horizont durres kane tmerruar gjithe familjaret, dhe policia s’ben asgje. I kam shkrujt she edi rames. Jemi tmeruar mbasi bertisnin te droguar e te dehur duke ju rene dyerve te hotelit ju lutem na ndihmoni tregoja gjithe shtetit ca po heqin ne ne kerantine, policia erdhi i takoj e sberi asgje dhe pastaj nuk ju pergjigjte as telefonatave tona.

Une jam grua shtatzene 4 muajshe. Nuk kemi flejtur deri ne 7 mengjesit pa fjume nga frika. Ngjarja ka ndodhur mbreme nga mesanata e ska pushuar deri ne oret e para te mengjesit.

Me thane me vone se forcat shqiponja kishte ardhur ne 8 te mengjesit i paskan arrestuar se paskan thyer dyert televizora, por deri ne 7 qe ishim zgjuar e te terrorizuar policia nuk bente gje se mendoj kishin frik, paska ardhur forcat e shqipnjoes kshu me thane keto te hotelit cpare.

Ishin te gjithe emigrante te mbledhur ne nje dhome rreth 6-7 veta, po vetem dy arrestuan se ato po terrorizonin hotelin. Une jam me dy goca te tjera ne dhome dhe keto cunat vine cdo kat flasin bertasin, pine alkool pafund.

Jane te rinj rreth moshes 25-30 vjec. Ne fillim telefonuam policine pastaj dhe recepsionin. Ato na thane rrini te qete, keni te drejte, s’e kuptoj pse policia kishte frike, duhet te vinin me shume police se mesa kuptova mbreme policia nuk e perballonte dot kishin shume frike.

Shkrurt, mua me erdhi keq per policet se keto shanin e thyenin dhomen e hotelit, dilnin ne ballkon, pastaj neper katet e hotelit duke na share neve, dilini mos filni gjume e fjale te ndyra nga me te ndryshmet, kjo situate ka zgjatur deri ne 7 te mengjesit, pastaj ne te tmerruara dhe te lodhura sigurisht me vone na zuri gjumi, me vone kot prap sjane ndalur duke terrorizuar hotein dhe aty kane mberritur forcat e shqiponjes. Sot mbasdite na bene te ditur se jane arrestuar 2 prej tyre”, shkruhet në mesazh.