Pasi dështoi me Shullazin, Edvini tani përdor covidin 19 për të kapur Universitetet!

Te dashur miq, 4 vite me pare Edvin Kristaq Droga ngarkoi Milin e Partise per te zgjedhur Rektorin e Universitetit te Tiranes. Por ai deshtoi ne ate sipermarrje kriminale.

Tani pas kater vitesh ai po perdor pabesisht Covid 19, rregullat e tij per te vendosur me covid vota ne krye te universiteteve mafien e tij dhe zhdukur perfundimisht autonomine universitare ne Shqiperi.

Per te realizuar kete qellim antikushtetuesdhe kriminal ai po perdor Dvoran mandat skaduar ne universitete, perjashtimin masiv per shkak te pandemise te studenteve nga e drejta e tyre ligjore e votes dhe mekanizma te tjera kryekeput mafioze sipas parimit KÇK.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim antiligjor dhe mbeshtes fuqishem kerkesat dhe qendrimin e studenteve te paraqitura ne letren qe ata i dergojne zedheneses se Edvinit per arsimin, Ndrikull Pabesi Shahinit!

Ju ftoj te lexoni letren tyre! sb

Letra e plotë
Në vijim të Urdhrit nr.99 datë 26.03.2020 “PËR DISA NDRYSHIME NË URDHËRIN NR.8, DATË 14.01.2020 PËR PROCESIN ZGJEDHOR PËR AUTORITETET DHE ORGANET DREJTUESE NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË”, paraqesim kërkesën tonë, si me poshtë vijon: Sipas urdhrit të sipërpërmendur fushata zgjedhore fillon me datë 11.05.2020 dhe zgjedhjet mbahen më datë 12.06.2020, ndërkohë që studentët akoma nuk janë kthyer në auditore dhe jeta universitetare nuk është stabilizuar ende.

Në nenin 39, pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë, cilësohet shprehimisht se “Në institucionet publike të arsimit të lartë, rektori zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët”. Sipas vleresimit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Organizates Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojne në perhapjen e metejshme të Covid-19, si dhe masat e marra nga shteti shqiptar, ky proces është i parealizueshem dhe nuk garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës.

Me tej, po në vazhdën e efekteve të masave të ndermarra në kuadër të pandemise Covid-19, duam t’ju sjellim në vemendje se në keto rrethana, procesi i zhvillimit të fushates dhe prezantimit të platformes nga kandidatet për Senat Akademik dhe Rektor, është perjashtues dhe i pamundur. Për më tepër, po i’u rikujtojmë se me vendim të Parlamentit të Shqipërisë, vendi ynë gjendet në masa të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë deri në datën 23.06.2020 dhe referuar nenit 170, pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “ Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum si dhe nuk mund të zgjidhet President i ri”.

Ne besojmë se edhe zgjedhjet për organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë, të cilat janë të një rëndësie dhe hierarkie më të ulët se të sipërpërmendurat gjithashtu nuk duhet të zhvillohen. Këtë e përforcon edhe rregullorja “PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET DREJTUESE NË SENATIN AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E TIRANËS” në nenin 38, pika 1, gërma b e të cilit thuhet shprehimisht se zgjedhjet mund të anullohet në rast se “kanë ndodhur fatëkeqësi natyrore në përmasa të atilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim”.