Pas akùzave për përhapjen e koronavirusit, SHBA tjetër reagim ndaj Kinës…

Prej muajsh, zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për një rritje të sùlmeve kíbernetike gjatë pándemisë por nuk kishin akuzùar një vend të caktuar. Tashmë që po përshpejtohet gara globale për një vaksinë për korònavirusin dhe hakerët po përqëndrohen tek puna kërkimore shkencore për këtë qëllim, zyrtarët amerikanë po përgatiten të veçojnë një vend të hershëm kundërshtar në kibernetikë – Kinën.

Në një deklaratë të përbashkët që pritet të qarkullohet në ditët në vazhdim, FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare pritet të akuzojnë publikisht Kinën se po përpiqet të vjèdhë punën kërkimore amerikane për vaksinën, kurat dhe testet për kòronavirusin.

Tad Bradshaw, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Redpoint Cybersecurity”, njëkohësisht anëtar i grupit të punës të Departamentit të Sigurisë Kombëtare për shkëmbimin e hershëm të informacionit, e konfirmoi gjatë një interviste të hënën paralajmërimin e planifikuar.

“Mendoj se është gjëja e duhur”, i tha Zërit të Amerikës zoti Bradshaë. “Është një lëvizje politike për të drejtuar publikisht gishtin ndaj qeverisë komuniste kineze dhe për ti deklaruar botës se ata po përpiqen në mënyrë aktive të vjèdhin teknologjinë amerikane”.

FBI-ja nuk dha komente. Departamenti i Sigurisë Kombëtare gjithashtu nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar.

“Çfarë gjëje tjetër bën Kina? Më thoni”, u shpreh Presidenti Donald Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet për njoftimet ku aludohej se Kina vòdhi punën kërkimore për vaksinën.

Akuzimi publikisht i Kinës se përpiqet të vjedhë punën kërkimore për vaksinat për COVID-19 pritet të rrisë tensionet mes Pekinin dhe Uashingtonit ndërsa administrata Trump vazhdon të fajësojë për pandeminë Kinën, vendin nga ku filloi, për shkak se nuk veproi me shpejtësinë e duhur për të paralajmëruar vendet e tjera dhe për të bllokuar përhapjen e korònavirusit.