Partia Demokratike është në krah të çdo qytetari që ngre zërin për liritë dhe të drejtat, Edi Rama s’mund të marrë shqiptarët peng

Partia Demokratike dënon me ashpërsi përndjekjen e qytetarëve që kërkojnë kthimin e të drejtave kushtetuese, të kufizuara padrejtësisht kaq gjatë nga qeveria.

Në deklaratën e PD thuhet se, ngritja e zërit nga disa aktivistë, që nuk pajtohen me vendimet antikushtetuese të parlamentit ilegjitim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, është garanci për themelin e çdo shoqërie demokratike.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Partia Demokratike dënon me ashpërsi përndjekjen e qytetarëve që kërkojnë kthimin e të drejtave kushtetuese, të kufizuara padrejtësisht kaq gjatë nga qeveria. Ngritja e zërit nga disa aktivistë, që nuk pajtohen me vendimet antikushtetuese të parlamentit ilegjitim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, është garanci për themelin e çdo shoqërie demokratike.

Urdhrat e Edi Ramës për të përndjekur kundërshtarët e vendimeve të tij antikushtetuese e shndërrojnë Shqipërinë nga një vend kandidat për Bashkimin Europian në një vend që drejtohet prej një regjimi dhe kryeministër autoritarist.

Sot, qytetarëve po u cenohen të drejtat me lehtësi nga regjimi i Edi Ramës, sepse kryeministri anti-shtet po pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim kontrollin politik të saj.

Partia Demokratike është në krah të çdo qytetari që ngre zërin për liritë dhe të drejtat, që ngre zërin për shëndetin dhe punën e tij. Asnjë vendim antikushtetues nuk mund të bëjë që Edi Rama të marrë shqiptarët peng dhe të zëvendësojë demokracinë me regjimet autoritariste.